Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Minutat e para ishin në formë proteste nga ana ime”, Edlir Tetovës nuk i del e keqja me arbitrimin: E rëndësishme fitorja dhe pikët

Shkruar nga NEWSPORT
“Minutat e para ishin në formë proteste nga ana ime”,
Edlir Tetova

Egnatia i dha fund “thatësirës” për vitin 2026-të, duke regjistruar fitore ndaj Flamurtarit në Superiore. Në ndeshjen e luajtur në Vlorë, përcaktues ishte goli i sulmuesit Bakayoko, i cili i dha 3 pikët rrogozhinasve në një transfertë tepër delikate:

“Minutata e para ishin në formë proteste nga ana ime e diktuar te ekipi. Megjithatë, i përket të kaluarës. Ne ishim në zotërim të pjesë së parë dhe në fraksionin e dytë gjetëm golin.

E rëndësishme ishte fitorja dhe pikët. Flamurtari sonte kërkoi fitoren me patjetër. Ata janë një ekip që luajnë një kundër një. Ne duhet të gjenim hapësira në fushë për të fituar topin. Albanese e mbajti topin më shumë se një kontakt, ndryshe nga se unë kam kërkuar.

Flamurtari me zëvendësimet në pjesë e dytë, na prishi disis ekuilibrat. Goli erdhi shpejtë në pjesë e dytë. Menduam që trajneri kundërshtar e lexoi lojën tonë. Goli i shpejtë na bëri që të kishim tranzicion. Ruçi nuk ishte në formën më të mirë.

Albanese bëri mirë edhe në këtë rol të ri në sfidën e sotme. Bakayoko si titullar? Bakayoko ka dy vite këtu, i di më mirë detyrat. Çdo gjë është edhe me indicien nga klubi, pasi është në vitin e fundit të kontratës”.   

Poll

Lexo gjithashtu