Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Me objektiva të ndryshme, por qëllim të njëjtë! Flamurtari kërkon “hakmarrje” kundër Elbasanit (FORMACIONET ZYRTARE)

Shkruar nga NEWSPORT
Me objektiva të ndryshme, por qëllim të njëjtë!
Elbasani - Flamurtari

Elbasani dhe Flamurtari do të zbresin në fushë prej orës 17:00, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të në Superiore. Sfida do të mbahet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Trajneri Ivan Gvozdenovic ka përzgjedhur titullarët ndaj kuqezinjve. Në majë të sulmit qendrojnë Diallo, Loukili dhe Tsague. “Timonieri” i Flamurtarit Francesco Moriero, nuk është “kursyer” në emra, Marku-Maksuti-Oshafi përbëjnë tridhëmbëshin ofensiv.

Vlonjatët u mposhtën pas kohës shtesë në datën 10 janar krashi Elbasanit në Kupë dhe tashmë do kërkojnë “hakmarrjen”. Verdheblutë për këtë duel e kanë qëllimin e qartë, rikthimin te fitorja në Superiore dhe ngushtimin e diferencës me kreun.   

ELBASANI: Janaçek, Azemoviç, Olberkis, Musta, Lila, A. Kasa, Ibrahim, Lajthia, Diallo, Loukili, Tsague.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç

FLAMURTARI: Aleksovski, Skuadrone, Çantakias, Ramani, Veiga, Urbaez, Trashi, Diavara, Marku, Maksuti, Oshafi.
Trajner: Françesko Moriero

Poll

Lexo gjithashtu