
Itodo Mandela nuk është më futbollist i Dinamos. Palët kanë ndarë rrugët mes tyre, me sulmuesin që mbyll aventurën e tij 1-vjeçare me dinamovitët.
Klubi e zyrtarizoi ditën e djeshme largimin e 22-vjeçarit, ndërsa nuk kanë munguar falenderimet edhe nga ana e nigerianit. Mandela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shumë mirënjohës klubit që besuan tek ai, kur të tjetër nuk e njihnin.
Ndër të tjera nënvizon se Dinamo është më shumë se 1 klub për të dhe se e ka rritur si futbollist. Gjithashtu me mjaft superlativa largohet nga Shqipëria, nga vendi që e bëri të njohur emrin e tij.
“Faleminderit që besuat tek unë kur bota nuk e kishte parë ende atë që mbaja brenda. Që nga momenti që vesha stemën tuaj, ndjeva një ndjenjë qëllimi, përkatësie dhe krenarie. Çdo gol, çdo brohoritje nga tifozët, çdo seancë stërvitore në shi dhe nën dritat e diellit, gjithçka do të thoshte diçka më të thellë se futbolli.
Më dhe skenën për t'u rritur, për të luftuar dhe për të shkëlqyer. Ti je më shumë se një klub për mua, je një familje. Dhe unë do ta mbaj çdo kujtim me dashuri dhe mirënjohje në zemrën time.
Për vendin e bukur të Shqipërisë,
I dhe një djali nga Ajegunle, Nigeri, një shans për të ëndërruar me zë të lartë. Më përqafove, më mbështete dhe më dhe platformën për ta bërë botën të dëgjojë emrin tim Itodo Mandela. Nga Luzi 2008 te Dinamo City, Shqipëria ka shkruar një kapitull të artë në udhëtimin tim.
Do të jem përgjithmonë mirënjohës. E mbaj dashurinë tënde me vete në kapitullin tjetër.
*Faleminderit*”, ka shkruar sulmuesi.
View this post on Instagram