Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbledhja urgjente "shkakton" heshtje te Flamurtari, çfarë po NDODH me vlonjatët?!

Shkruar nga NEWSPORT
Mbledhja urgjente "shkakton" heshtje te Flamurtari, çfarë
Flamurtari

Flamurtari nuk po arrin të gjejë vazhdimësinë në kampionat dhe mbrëmjen e djeshme u mposhtën në shtëpi nga Dinamo e Ilir Dajës. “Blutë” triumfuan 3-0 dhe lënë vlonjatët në vendin e parafundit në klasifikim.

Një humbje që ka shkaktuar “tërmet” te kuqezinjtë. Madje ka përkeqësuar situatën akoma më shumë deklarata e trajnerit Francesco Moriero, i cili pas sfidësh u shpreh se nuk dëshironte lojtarë që nuk vraponin.

Në këto kushte një mbledhje urgjente u bë mbrëmjen e djeshme te Flamurtari dhe deri në këto momente është një “heshtje” totale se çfarë ka ndodhur dhe se si do të shkojë kjo situatë te kuqezinjtë.

Një situatë aspak pozitive për ekipin nga Vlora para një tjetër përballjeje shumë të rëndësishme siç është ajo ndaj Partizanit. Takim që është programuar të luhet ditën e shtunë në orën 16:30 në “Arenën e Demave”.

Siç dihet aktualisht Flamurtari ndodhet në vendin e 9-të me 13 pikë pas 15 javësh. Padiksutim që tashmë çdo sfidë kthehet në “finale” për kuqezinjtë, pasi synimi kryesorë është qëndrimi në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu