Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Mbijetesa në "ethet" finale, katër skuadra "kokë më kokë" për të prenotuar qëndrimin në elitë

Shkruar nga NEWSPORT
Mbijetesa në "ethet" finale, katër skuadra "kokë
Vora, Tirana, Bylis dhe Flamurtari

Gara për mbijetesën vazhdon të jetë e hapur në Abissnet Superiore, pasi java e 30-të prodhoi rezultate që tregojnë se beteja do të jetë e fortë dhe e ngushtë deri në ndeshjen e fundit.

Barazimi i Tiranës në Vlorë me Flamurtarin, shoqëruar nga humbja e Bylisit në Rrogozhinë dhe fitorja e Vorës në shtëpi kanë çuar diferencat në pikë në vetëm dy për vendin që të siguron automatikisht qëndrimin edhe për sezonin e ardhshëm në elitë.

Në lojë janë ende 18 pikë, teksa fundjava e javës së 31-të do të sjellë një tjetër duel direkt mes Vorës dhe Flamurtarit, e përcaktuar për t’u luajtur të shtunën në orën 19:00 në stadiumin “Flamurtari”.

Në anën tjetër, edhe Tirana me Bylisin do të luajnë në shtëpi sfidat e radhës për mbijetesën. Bardheblutë presin Egnatian të dielën, ndërsa Bylis Dinamon të hënën.

Mbijetesa në "ethet" finale, katër skuadra "kokë
Renditja në klasifikim pas javës së 30-të

 

Poll

Lexo gjithashtu