
Edmond Dosti
Edmond Dosti njihet për kontributin e tij tek Partizani në periudhat 1983-1989 dhe 1990-1994. Ish-sulmuesi i “Kemave të Kuq” ka mbetur i pakënaqur nga barazimi i djeshëm pa gola i kryeqytetasve ndaj Bylisit.
Me një koment në faqen zyrtare të Partizanit, Dosti ka shprehur mosbesimin e tij ndaj trajnerit Mladen Milinkovic.
“Me këtë trajner Partizani jo që nuk do ndezi, por do fiket fare, Mbase i thërrasin mendjes dhe sjellin Vuçiçin trajner”, shkruan Dosti duke u treguar mosbesues ndaj Milinkovic. Ky i fundit u emërua në stolin e Partizanit katër ditë më parë.

Poll