Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Marrin fund pushimet te Vllaznia, trajneri Martini u bën “zbor” futbollistëve (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Marrin fund pushimet te Vllaznia, trajneri Martini u bën “zbor”
Vllaznia

Vllaznia e mbylli sezonin e rregullt të “Abissnet Superiore”, pra 36 javët e kampionatit, në vendin e parë. Pas atij suksesi, klubi shkodran përfitoi 100 mijë euro.

Mirëpo, ajo shifër mbeti vetëm një “ngushëllim” për shkodranët, për shkak se në “Final Four” dështuan, duke i humbur të gjitha shifrat. Ndërsa së fundmi, kuqeblutë kanë reaguar në rrjetet sociale.

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar se lojtarët kanë zbritur në fushën e blertë, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore. Kështu, shkodranët i japin fund pushimeve, që zgjatën prej fundit të “Final Four”.

POSTIMI:

Pas disa ditësh pushimi, kanë zbritur pasditen e sotme në fushën e stërvitjes duke zhvilluar seancën e parë. Në ditët në vijim skuadra do të plotësohet me organikën e plotë, në prag të nisjes së fazës përgatitore para ndeshjeve europiane.

Poll

Lexo gjithashtu