Tirana po përballet me një tjetër sezon të vështirë, teksa rendimenti i saj ka pësuar luhatje, sidomos në dy fazat e fundit të këtij kampionati. Të gjendur në krizë, bardheblutë janë përpjekur të gjejnë zgjidhje për të shpëtuar nga një tjetër katastrofë si rënia një kategori më poshtë.
Pikët deri më tani në kryeqytet kanë qenë me pikiatë, duke humbur ndjeshëm pozitat në klasifikim. Mesi i tabelës duket akoma më larg, ndërsa faza e fundit pritet të jenë vendimtare për fatin e klubit më të titulluar në Shqipëri.
Me objektivin për t’u larguar nga vendi i fundit në të cilin renditet, ku në 27 javë numëron vetëm 21 pikë, trajneri Orges Shehi shihet si kapiteni shpëtimtar që mund t’i shpëtojë nga një makth i përsëritur.
Ndeshjet e radhës janë stacionet e fundit ku Tirana duhet të bëjë maksimumin për të mbetur në Superiore, ku tre përballjet e para i ka me kundërshtarët e saj direkt.
Dy ndeshjet e para për kryeqytetasit do të luhen në shtëpi do të jenë në shtëpi, më 14 mars përballë Bylisit dhe me Vorën më 22 mars. Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, në rikthim, Tirana udhëton në Vlorë për përballjen me Flamurtarin më 4 prill.
