Superiore
Superiorja ditën e sotme vjen me 2 duele mjaft delikate dhe shumë të rëndësishme. Do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Ballsh në orën 13:30.
Vora pret Elbasanin në “stadiumin Vora” dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e javës së 25-të të kampionatit. Një përballje ku në fokus është mbijetesa nga ana e ekipit të Arian Bellait. Nga krahu tjetër verdheblute do të luftojnë të mbajnë hapin e rivalëve të Egnatias dhe Vllaznisë.
Përveç kësaj sfide, vëmendja e tifozëve gjithashtu do të jetë edhe në “Adush Muça”, aty ku Bylisi pret Vllazninë. ballshiotët luftojnë për pikët që janë shumë të rëndësishme për mbijetesën, ndërsa shkodranët për të thelluar diferencën me Egnatian e vendit të dytë.
Poll
