Bylis ka fituar në Ballsh përballë Teutës me rezultatin 2-0, në kuadër të javës së 33-të në Abissnet Superiore. Golat e Eminit dhe Camaras ishin vendimtar në këtë duel duke i dhuruar tri pikë të rëndësishme ballshiotëve në luftën për mbijetesën.
Nga stadiumi "Adush Muçaj", pas ndeshjes ka folur dhe trajneri fitues, Mirel Josa.
"Tirana? Nuk kemi ndejtur shumë për Tiranën. Tirana fitoi, bëri punën e vetë siç ne e bëmë. Luajtëm ndershëm për mënyrën si fituam. Nga puna ime nuk jam shumë i kënaqur për situatën, pavarësisht fitores.
Ndryshimet? Unë për këtë gjë s'jam i kënaqur, na bëri Teuta të shkojmë në ato pozita. Duhet ta menaxhonim më mirë, sidomos 20 minutat e pjesës së parë. Nuk kishim kthimet e mesfushorëve në kohën e duhur. Skuadra e Teutës po luftonte për topin. Nëse e patë dhe pjesën e parë, shpërdoruan dhe një rast.
Stoilov? Ka pasur një tërheqje të gradës së parë dhe s'mund të rrezikonim. Është punuar në stërvitje me të gjatë javës. E futëm në atë pjesë të lojës dhe për ne është një zgjidhje më shumë.
Strategji edhe për ndeshjet e tjera? Ishte e thjesht, në qoftë se do të kishim Përndrecën do të ishte më ndryshe, por ai pësoi një dëmtim në ligamentin anësorë të gjurit në stërvitje dhe mendova mos ta lëviz nga momenti që skuadra me Partizanin bëri mirë.
Kalendari? Në disavantazh me rivalët për mbijetesë?
Këtu më bëre pyetje të vështirë. Në disavantazh nuk e shoh pasi problemin e shoh te vetja. Si do të shprehemi dhe sa iniciativë do të kenë lojtarët. Për të dhënë një entuziasëm më të madh për t’a çuar punën deri në fund", tha Josa.
