Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

 “Loro Boriçi” është “fortesa” e Vllaznisë, por shkodranët kanë “tmerr” transfertat

Shkruar nga NEWSPORT
 “Loro Boriçi” është “fortesa” e
Vllaznia

Vllaznia është aktualisht forca e dytë e kampionatit. Shkodranët renditen pas Elbasanit me 3 pikë më pak, me kuqeblutë që kanë grumbulluar pas 4 javësh 7 pikë.

Ekipi i drejtuar nga Edi Martinit ka sulmin më të mirë deri më tani në kampionat. “Djemtë” e shkodanit kanë shënuar 8 herë në portat e kundërshtarëve, duke treguar që deri më tani sulmi po bën punën siç duhet.

Ndërkohë reparti që “çalon” duket mbrojtja, e cila ka pësuar 5 gola. Por pavarësisht kësaj, një tjetër detaj që vihet re te Vllaznia është stadiumi “Loro Boriçi”. Ekipi deri më tani ka luajtur 2 herë në stadiumin e tij dhe ka arritur të marrë 6 pikë, duke treguar se “Loro Boriçi” është një fortesë e kuqebluve.

Por Martini dhe ekipi i tij i kanë “tmerr” transfertat. Në 2 ndeshje që kanë luajtur në transfertë kanë arritur të marrin vetëm 1 pikë. Kanë humbur me Dinamon dhe kanë barazuar me Teutën.

Poll

Lexo gjithashtu