Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vora thyen “mallkimin” pas 10 ndeshjesh pa fitore radhazi, mjafton goli i Kasallës kundër Teutës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vora thyen “mallkimin” pas 10 ndeshjesh pa fitore radhazi,
Vora - Teuta

Pas 10 ndeshjesh pa fitore radhazi në Superiore, Vora ia ka dalë të “thyejë” këtë trend negative kundër Teutës, e fituar 1 – 0 në fushën e tyre.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Irgi Kasalla në minutën e 32-të. Në “nota” të përgjitshme, ekipi i drejtuar nga Enkeleid Dobi ishte më kërkues, por pa mundur të gjej rrugën e rrjetës. Teuta e goditi portën mike në 6 raste, e përkthyer me 0 gola.

Kurse Vora u tregua më cinike, 3 goditjet në kuadrat, e pasuar me 1 gol, atë të fitores. Pas 30 javësh të zhvilluara, Vora ngjitet në kuotën e 30 pikëve, vendi i 8-të, të njëjtën kuotë me Bylisin e pozitës së 7-të.         

Vora 1-0 Teuta (Kasalla 31')

Abissnet Superiore: Java e 30-të

Stadiumi: "Vora Stadium"

Arbitër kryesor: Emanuela Rusta

 

FORMACIONET ZYRTARE

VORA: Harizaj; Vrapi, Repaj, Shehi, Bardhi, Fazlagic, Dalipi, Doka, Kasalla, Bajramaj, Felipe

Trajner: Arjan Bellai 

TEUTA : Selmani; Toli, Jazxhi, Zogos, Përgjoni, Wotlai, Maçolli, Ismajli, Boçi, Arifi, Daci

Trajner: Enkeleid Dobi

 

90' - Përfundon ndeshja Vora - Teuta, vendos goli i Kasallës.

64' Vora i shkon shumë pranë golit të dytë, portieri Selami jep pasiguri në kontrollin e topit.

46' Nis pjesa e dytë mes Vorës dhe Teutës.

Mbyllet pjesa e parë: Vora 1-0 Teuta. 

45'+2 Tensione mes lojtarëve, arbitrja mjaftohet vetëm me një këshillë. 

45' Felipe tenton sërish, por mbrojtja devijon topin duke e çuar topin drejt këndores.  

43' Felipe i afrohet golit të parë personal dhe të dytit për Vorën, portieri Selmani ndal festën e vendasve dhe largon topin. 

40' Këndore për Teutën, por Daka largon rrezikun në mbrojtje duke spastruar zonën. 

31' Pas rishikimit me VAR, Rusta jep 11-metërsh në favor të Vorës. Irgi Kasalla nuk gabon dhe u jep avantazhin vendasve. 

29' Ndërhyrje në zonën e Teutës, arbitrja Rusta lejon vazhdimin e lojës. 

 

21' Një tjetër mundësi shënimi për Teutën, portieri i Vorës bën heroin me ndërhyrjen vendimtare. 

19' Ismaili i afrohet golit, por ndalet nga portieri Harizaj që reagon në kohë, duke e çuar topin në këndore.

10' Daci tenton në portën e Vorës, topi del jashtë kuadratit. 

6' Shënon Vora, por teknologjia anulon golin e Felipe për pozicion jashtë loje.

3' Shans për Teutën, por rasti anulohet për pozicion të parregullt.

1' Shkelmohet topi në "Vora Stadium", Vora 0-0 Teuta.

Poll

Lexo gjithashtu