Dinamo ka fituar në transfertë përballë Vorës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi 1-2 në favor të miqve.
Golin e parë e shënuan vendasit në minutën e 51-të me anë të Felipe. Vetëm 2 minuta më vonë, dinamovitët gjetën barazimin me anë të Malomo. Ndërkohë që në minutën e 67-të, Vora mbeti me 10 lojtarë pasi Vrapi mori kartonin e dytë të verdhë.
Kur u mendua se gjithçka do të mbaronte në baraspeshë, Teixeira kreu një goditje mjaft të bukur duke çuar topin në rrjetë në minutën e 94-t. Kështu, ai i jep fitoren e parë Dinamos në kampionat, për vitin 2026.
Dinamo shkon në kuotën e 39 pikëve, duke qëndruar në vendin e katërt. Në krahun tjetër me 26 pikë, Vora mbetet në vendin e 7-të.
Vora 1 – 2 Dinamo (Felipe 51' / Malomo 53', Teixeira 90+4')
“Abissnet Superiore”: Java 26-të
Stadiumi: “Vora”
Arbitër: Olsijon Yzeiraj
FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Felipe, Kasalla, Vrapi, Prestige, Kashari, Fazlagic, Daka, Barjamaj. Trajner: Arjan Bellai.
DINAMO: Teqja, Teixeira, Goudiaby, Vila, Bregu, Nani, Malomo, Dita, Aliji, Koma, Neziri. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+7' Mbyllet 1-2 ndeshja.
90+4' GOL DINAMO! Shënon Teixeira.
67' Vrapi merr kartonin e dytë të verdhë, Vora mbetet me 10 lojtarë.
53' GOL DINAMO! Shënon Malomo.
51' GOL VORA! Shënon Felipe.
45+3' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
24' Rrezik në portën dinamovite, Teqja pret topin e goditur nga Daka.
11' Goditja e Nezirit devijohet, Harizaj kontrollon topin.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Vorës dhe Dinamos.
