Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Këto sfida nisën prej orës 16:30.
Në “Arenën e Demave”, Partizani ia doli që të merrte pikë përballë Vllaznisë kryesuese. Sfida përfundoi me shifrat 1-1. Golin për të kuqtë e shënoi Rrok Toma, ndërsa për skuadrën shkodrane shënoi ish-i i kuq, Esat Mala.
Në krahun tjetër, Flamurtari dhe Tirana bënë paqe, duke barazuar po 1-1. Golin për vlonjatët e shënoi Erald Maksuti, ndërsa për bardheblutë e tundi rrjetën Torreta.
Kështu, Partizani shkon në kuotën e 13 pikëve, duke u larguar nga zona e ftohtë dhe ngjitur në vendin e 7-të. Në krahun tjetë, Vllaznia mbetet kryesuese me 24 pikë, po aq sa Elbasani.
Ndërkohë që Tirana mban vendin e fundit me 7 pikë dhe me 2 pikë më shumë Flamurtari renditet i 9-ti.
Partizani 1 – 1 Vllaznia (Toma 45' / Mala 59')
Superiore: Java 12
Stadiumi: “Arena e Demave”
Arbitër: Kreshnik Cjapi
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Bytyci, Mehmeti, Ismaili, Kola, Isgandarli, Human, Toma, Buxhelaj, Doumbia. Trajner: Oltijon Kërnaja.
VLLAZNIA: Pohls, Pusi, Hakaj, Gjini, Krymi, Kastrati, Sala, Balaj, Murataj, Bajrami, Mala. Trajner: Ergi Borshi.
59' GOL VLLAZNIA! Shënon Mala.
45' GOL PARTIZANI! Shënon Toma.
Flamurtari 1 – 1 Tirana (Maksuti 39' / Paradinho 77')
Superiore: Java 12
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Laver Alla
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski, Murataj, Telushi, Veiga, Oshafi, Marku, Kristian, Bangali, Todoroski, Cantakias, Maksuti. Trajner: Françesko Moriero.
TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Fernandez, De Freitas, Haxhiu, Valerianos, Zhunior, Falaje, Ismajli, Meta. Trajner: Ardian Nuhiu.
77' GOL TIRANA! Shënon Paradinho Toreta.
39' GOL FLAMURTARI! Shënon Maksuti.
