Flamurtari 3-1 Dinamo City (Maksuti 17', 54', 74'/ Koma 5')
Flamurtari ka mposhtur me rezultatin 3-1 Dinamon, në ndeshjen e javës së 33-të të Abissnet Superiore. Në stadiumin “Flamurtari” e gjithë sfida foli në favor të vendasve të cilët performuan lartë duke shfrytëzuar dhe dobësitë e kundërshtarit në prapavijë.
Fillimisht ishte Koma që në minutën 5-të i cili solli dhe avantazhin e kryeqytetasve, por përgjigjia erdhi shumë shpejt përmes Erald Maksutit i cili kalibroi saktë një goditje me kokë duke sjellë dhe baraspeshën. Në minutën e 43-të, Bintsouka kishte shansin e artë të çonte shifrat në 2-1 falë shërbimit të autorit të golit të parë, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë kuadratit.
Megjithatë, në pjesën e dytë Maksuti vendosi që të mbyllë atë që nisi duke shënuar dy gola të tjerë, të dytin nga një rivënie këndore, ndërsa kompletoi tripletën e tij personale në minutën e 74-të për të vulosur përfundimisht fatet e sfidës.
Me këtë rezultat, Flamurtari shkon në kuotën e 32 pikëve dhe ringjall shpresën për mbijetesën, pak javë nga fundi. Ndërsa për Dinamon e Ilir Dajës një “goditje” e rëndë në luftën për Final Four, teksa mbetet në kuotën e 45 pikëve në vendin e 4-të, pavarësisht humbjes së Partizanit në derbin e kryeqytetit.
Abissnet Superiore: Java e 33-të
Stadiumi: "Flamurtari"
Arbitër kryesor: Erjon Bastari
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski; Rasho, Pjeshka, Skuadrone, Mbe, Ememe, Veiga, Diavara, Bintsuka, Çantakias, Maksuti. Trajner: Andi Ribaj
DINAMO: Teqja; Dita, Aliji, Qefalija, Neziri, Malomo, Vila, Bregu, Nani, Koma, Qardaku. Trajner: Ilir Daja
LIVE:
Mbyllet sfida në Vlorë, Flamurtari 3-1 Dinamo City.
90'+4 Shpëton paç Flamurtari, aksioni i Dinamos nuk shkon siç pritej.
Akordohen 5 minuta shtesë.
83' Dita "flirton" me golin, por goditja e tij i shkon ngjitur tranversës dhe del jashtë.
80' Vilën e "lënë nerva" dhe shkakton faull. Bastari i nxjerr të verdhën.
74' GOL FLAMURTARI! Maksuti kompleton tripletën personale.
66' Emene gjendet i vetëm përballë portierit pas asistit të Maksutit, por s'ia del të shënojë. Megjithatë, Bastari vërshellen për pozicion jashtë loje.
64' Ndërhyrje e parregullt nga ana e Ditës. Mbrojtësi i Dinamos nuk tolerohet nga arbitri që e ndëshkon me të verdhë.
63' Bregu tenton sërish por topi përfundon jashtë portës.
54' GOL FLAMURTARI! Shënon sërish Maksuti, i dyti personal për sulmuesin.
Nis pjesa e dytë në stadiumin "Flamurtari".
Mbyllet pjesa e parë.
43' Maksuti shërben mjaft mirë në zonë, Bintsuka bën të pamundurën duke goditur jashtë kuadratit.
22' Ndalet për pak çaste loja për t'i ardhur në ndihmë portierit Aleksovski.
17' GOL FLAMURTARI! Shënon Maksuti.
11' Dinamo i afrohet golitn të dytë, por topi del jashtë kuadratit. Megjithatë, aksioni nuk vlen për pozicion jashtë loje.
5' GOL DINAMO! Shënon Koma.
3' Bregu provon nga distanca, por goditja e mesfushorit pritet nga Aleksovski.
1' Shkelmohet topi i parë në stadiumin "Flamurtari", nis sfida Flamurtari-Dinamo.
