Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Teuta e pafat përballë Elbasanit, “paqe” në stadiumin e Durrësit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Teuta e pafat përballë Elbasanit, “paqe” në
Teuta - Elbasani

Ka përfunduar në barazim 0 – 0, ndeshja Teuta – Elbasani, java e 14-të në Superiore. Takimi u mbajt në stadiumin “Niko Dovana”, ndërsa nuk prodhoi asnjë gol.

U luajtën plotë 102 minuta lojë bashkë me shtesën, por pa asnjë gol. Diktati i vendase u pa që në 45 minutat e para, ndonëse ekipi i Ivan Gvozdenovic e mbrojti portën e pastër me fanatizëm.

Edhe fraksioni i dytë i lojës prezantojë Teutën më kërkuese. Rasti më i “artë” i takoi Kotobellit, ama u ndal në vijën fatal prej “murit” nga ekipi i Elbasanit.

Trajneri Ivan Gvozendovic duhet t’i bëjë mirë llogaritë në javët e ardhshme pa yllin e sulmit Diallo, i larguar nga fusha me probleme fizike.   

TEUTA - ELBASANI 0 - 0   

90+12' - Përfundon ndeshja Teuta - Elbasani 0 - 0. 

90+4' - Goditja e Kotobellit ndalet në vijën fatale.

78' - Sulmuesi kryesor i Elbasanit Diallo largohet nga fusha me probleme fizike.  

46' - Nis pjesa e dytë.

45+2' - Mbyllet pjesa e parë.

35' - Maçolli godet nga distanca, portieri i Elbasanit Janaçek pret mrekullisht.

  

28 - Tre karton të verdhë pë 1 minutë.

1' - Starton ndeshja Teuta - Elbasani në "Niko Dovana 

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Selmani, Zhongo, Maçolli, Beshiraj, Boçi, Kotobelli, Përgjoni,Jakub, Arifi, Toli, Vila. TRAJNER: Enkeleid Dobi

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Tsague, Loukili, Lajthia, Ibrahim Abas, Manellari, Musta, Qose, Dialo. TRAJNER: Ivan Gvozdenoviç

Java e 14-të: Superiore

Stadiumi: “Niko Dovana”

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Poll

Lexo gjithashtu