Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Dinamo dhe Elbasani nuk “ndezin”, 2 gola s’mjaftojnë për 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo dhe Elbasani nuk “ndezin”, 2 gola
Dinamo - Elbasani

Nuk pati fitues në “finalen” e parakohshme mes Dinamos dhe Elbasanit, e mbajtur në stadiumin “Air Albnaia”.  Takimi mes dinamovitëve dhe elbasanasve u mbyll në barazimin 1 – 1. Gjithçka u vendos në fraksionin e parë të ndeshjes.

Goli i Tsague në minutën e 34 hapi “llogaritë” e ndeshjes, ndërsa Bregu në minutën e 43 barazoi duelin.  Pjesa e dytë dhuroi vetëm kartonin e kuq për Guranjakun te kampi i Ilir Dajës, asgjë tjetër konkrete në portat respektive.

Pas 12 javësh, Elbasani i Ivan Gvozdenovic vazhdon të mbajë kreun me 24 pikë, ndërsa Dinamo me 19 pikë, pozicioni i 4-të.  

DINAMO - ELBASANI 1 - 1 (Bregu 43'/Tsague 34')

90' - Përfundon takimi Dinamo - Elbasani me shifrat 1 - 1. 

45' - Kartoni i kuq për Guranjakun, Dinamo me 10 lojtarë.

46' - Nis fraksioni i dytë. 

45' - Mbyllet pjesa e parë.

43' - Dejvi Bregu barazon shifrat nga 11-metërshi. 

34' - Mbrojtja e Dinamos në "gjumë", sulmuesi Tsague kalon në avantazh Elbasanin.

   

16' - Bernard Berisha largohet nga fusha i dëmtuar.  


1’ - Shkelmohet topi i parë, nis sfida Dinamo – Elbasani.

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Teixeira, Vila, Bregu, Maliqi, Nani, Qefalija, B.Berisha, Aliji, Beqja, Neziri. 

Trajner: Ilir Daja.


ELBASANI: Janacek, Olberkis, Tsague, Loukili, Ibrahim Manellari, Azemovic, Musta, Qose, Lila, Diallo. 

Trajner: Ivan Gvozdenovic.

Superiore: Java 12
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Florjan Lata

 

Poll

Lexo gjithashtu