Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Triumf me “aromë” mbijetese! Goli i Tabekou vendos sfidën përballë Bylisit, Tirana “ndez” Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Triumf me “aromë” mbijetese! Goli i Tabekou vendos
Tirana - Bylis

Tirana ka fituar në shtëpi përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 1-0.

Golin e vetëm për Tiranën dhe të vetmin e kësaj sfide e shënoi Serge Tabekou. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 66-të, duke i dhënë të tijëve një fitore të rëndësishme, e para për Orges Shehin pas rikthimit.

Kështu, Tirana shkon në kuotën e 24 pikëve dhe ngjitet në vendin e 9-të. Në krahun tjetër me 27 pikë, Bylis mbetet i 7-ti në renditje.

Tirana 1 – 0 Bylis (Tabekou 66')

“Abissnet Superiore”: Java 28
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Erjon Bylykbashi

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Basilio Ndong, Myslovic, Rafa, Haxhiu, Halili, Xhixha, Kresic, Kobiljar, Mehmeti. Trajner: Orges Shehi.
BYLIS: Ozols, Kane, Dos Santos, Përndreca, Adeduro, Aboubacar, Dimov, Marku, Përgjoni, Pedro Miguel, Stoilov. Trajner: Mirel Josa.

NDESHJA:
90+6' Mbyllet 1-0 ndeshja. 
66' GOL TIRANA! Shënon Tabekou.

46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45' Goditje e Përndrecës, pret Bekaj.

10' Redon Xhixha merr top të gjatë. Ndalet loja, ka prekje të topit me dorë.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Selman Stërmasi”, nis sfida mes Tiranës dhe Bylisit.

Poll

Lexo gjithashtu