
Teuta 1 – 0 Dinamo (Kotobelli 23')
Teuta ka fituar në shtëpi përballë Dinamos, në ndeshjen e vlefshme për javën e parë të Superiores, sfidë kjo e prapambetur. Dueli i zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 1-0 në favor të vendasve.
Goli i shënua që në minutën e 23-të nga kapiteni Kotobelli. Ndërkohë që në këtë sfidë u dhanë edhe dy kartonë të kuq. Si fillim ishte Vidal i Teutës në minutën e 16-të, ndërsa në të 57-tën u ndëshkua Tiago Nani i dinamovitëve.
Pas këtij triumfi, Teuta shkon në kuotën e 5 pikëve, duke mbajtur vendin e 3-të në tabelë. Në krahun tjetër me 3 pikë pas 3 ndeshjesh, “djemtë” e Ilir Dajës renditen të 7-ët.
Superiore: Java 1 (Sfidë e prapambetur)
Stadiumi: “Niko Dovana” (Durrës)
Arbitër: Enea Jorgji
FORMACIONET ZYRTARE:
TEUTA: Selmani; Zhongo, Maçolli, Vidal, Boçi, Gonzales, Kotobelli, Doka, Përgjoni, Myszor, Toli. Trajner: Enkelejd Dobi.
DINAMO: Teqja; Goudiaby, Vila, Bregu, Karamba, Nani, Qefalija, Dita, Meksi, Lorran, Neziri. Trajner: Ilir Daja.
LIVE:
90+8' Mbyllet 1-0 ndeshja.
88’ Teuta me fat, Wotlai për pak sa nuk shënon autogol.
74' Dinamo i afrohet golit me Lorenco Vilën.
57’ Karton i kuq edhe për Dinamon, ndëshkohet Nani.
56' Bregu nuk ia del përballë Selmanit.
54' Teqja fantastik, pret goditjen e Zogos.
45+4' Mbyllet pjesa e parë, Teuta kryeson 1-0 përballë Dinamos.
40' Dinamo i afrohet golit me Nani, përsëri Selmani protagonist.
33' Rast i mirë për Dinamon, por Selmani tregohet fantastik.
31' Largohet Goudiaby, Ilir Daja fut në lojë Qardakun.
23' GOL TEUTA! Shënon kapiteni Kotobelli.
16' Karton i kuq për Vidal, Teuta mbetet me 10 lojtarë.
14' Toli tenton nga goditja e dënimit, por topi përfundon jashtë.
1’ Shkelmohet topi i parë, nis ndeshja Teuta – Dinamo.