Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 1-2.
Golin e parë e shënoi pikërisht Elbasani në minutën e 5-të me anë të Xhonatan Lajthisë. Ndërkohë që në minutën e 54-t dhe në të 56-tën, Herald Marku i Flamurtarit gaboi dy herë nga 11-metërshi.
Vetëm 7 minuta më vonë, ishte përsëri Lajthia që dyfishoi shifrat. Në minutën e 65-të, Flamurtari ngushtoi diferencat me Ramanin, por rezultoi vetëm një gol statistikor.
Kështu, Elbasani rimerr vendin e dytë dhe shkon në kuotën e 52 pikëve, aq sa Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër me 24 pikë, vlonjatët mbeten në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit.
Flamurtari 1 – 2 Elbasani (Ramani 65' / Lajthia 5', 63')
“Abissnet Superiore”: Java 28
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
FLAMURTARI: Aleksovski, Squadrone, Veiga, Trashi, Peralta, Ramani, Marku, Todoroski, Mbe, Bolzan, Maksuti. Trajner: Andi Ribaj
ELBASANI: Janacek, Azemovic, Musta, A. Kasa, Lila, Manellari, Ibrahim, Lajthia, Loukili, Boye, Ze Gomes. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
LIVE:
90+17' Mbyllet 1-2 ndeshja.
65' GOL FLAMURTARI! Shënon Ramani.
63' GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.
54' - 56' Herald Marku gabon dy herë nga penalltia.
46' Nis pjesa e dytë.
45+2' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
29' Tifozët vlonjatë hedhin sende në drejtim të Mustës, sfida ndalet, por rinis pas 2 minutash.
22' Boye s'ia del para portierit të Flamurtarit, Aleksovski bën detyrën.
5' GOL ELBASANI! Shënon Lajthia.
4' Super rast për Elbasanin me Mustën, pret Aleksovski.
1’ Shkelmohet topi i parë në Vlorë, nis dueli mes Flamurtarit dhe Elbasanit.
