Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Pogradeci s'ia del dot me 10 lojtarë, Teuta siguron qëndrimin në Superiore me një gol

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Pogradeci s'ia del dot me 10 lojtarë, Teuta siguron
Abissnet Superiore

Teuta ka mposhtur me rezultatin 1-0 Pogradecin, në finalen e “play-out”-it, e cila u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”.

Liqenorët tentuan që në fillim të takimit përmes De Oliveiras, i cili provoi nga goditja e dënimit, por pa sukses. Edhe nga “Djemtë e detit” pati përpjekje të shumta përmes Vilës dhe Kotobellit, por edhe Stanic ishte vigjilent në çdo tentativë drejt portës së tij.

Në minutën e 81-të, sulmuesi i inkuadruar në pjesën e dytë la Pogradecin me një lojtar më pak duke u ndëshkuar me kartonin e kuq nga arbitri Enea Jorgji që ripa gjithçka në sistemin VAR.

E kur mendohej se ndeshja do t’i drejtohej shtesave, mendon Daci që ndëshkon kundërshtarin gjatë një rrëmuje në zonë pas një rivënie këndore, duke gjetur saktë rrugën e rrjetës në minutën e 92-të.

Me këtë rezultat, Teuta siguron qëndrimin në elitë për sezonin e ardhshëm, ndërsa Pogradeci, pavarësisht se luftoi deri në fund për të bërë të mundur një ëndërr të madhe që jetonte prej 1 sezoni, do të duhet të provojë sërish edicionin tjetër ku do të garojë po në Kategorinë e Parë.

 

Teuta 1-0 Pogradeci (Daci 90'+2)

 

"Abissnet Superiore": Play-out

Stadiumi: "Niko Dovana"

Arbitër kryesor: Enea Jorgji

 

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Selmani; Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Daci, Boçi, Kotobelli, Wotlai, Përgjoni, Toli, Vila. Trajner: Bledar Hodo.

POGRADECI: Stanic; Toshevski, Kasmollari, Greca, Lleshaj, Lila, Shanaj, Samake, De Oliveira, Danladi, Preknicaj. Trajner: Emiljano Çela.

 

NDESHJE: 

Mbyllet ndeshja në "Niko Dovana", Teuta 1-0 Pogradeci. 

90'+2 GOL TEUTA! Shënon Daci. 

90' Akordohen 8 minuta shtesë. 

81' Pogradeci mbetet me një lojtar më pak. Freeman Pius del nga loja pas rishikimit me VAR, arbitri Enea Jorgji i tregon direkt të kuqin. 

65' Stanic shpëton për mrekulli portën e Pogradecit. 

52' Rast i mirë për Teutën, Toli godet me kokë por topi përfundon jashtë portës. 

Nis pjesa e dytë. 

Mbyllet pjesa e parë, Teuta 0-0 Pogradeci.

45' Akordohen 3 minuta shtesë para mbylljes së pjesës së parë. 

38' Samake shërben një top në zonë, por Zogos largon rrezikun me kokë.

32' Preknicaj tenton golin "e jetës" me roveshatë, por topi nuk ka koordinimin e duhur.  

21' Tenton Vila me kokë, asnjë shqetësim për portierin Stanic. 

8' Pogradeci i afrohet golit me De Oliveira, por topi shkon ngjitur me shtyllën. 

1' Shkelmohet topi i parë në "Niko Dovana", starton ndeshja Teuta-Pogradeci. 

Poll

Lexo gjithashtu