Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Vllaznia “ZOT” në mes të kryeqytetit! Shkodranët u falen dy golave, i japin leksione Dinamos në “Air Albania”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Vllaznia “ZOT” në mes të kryeqytetit!
Dinamo - Vllaznia

Vllaznia ka fituar në transfertë përballë Dinamos në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi me shifrat 0-2.

Në fillim ishte Bekim Balaj ai që shënoi golin e parë. Kapiteni shkodran gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 33-të, falë një penalltie. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Sherif Kallaku në minutën e 84-t.

Kështu, shkodranët shkojnë në vendin e dytë me 36 pikë. Në krahun tjetër, me 3 pikë më pak, skuadra e Dinamos mban vendin e 4-t në tabelën e renditjes.

Dinamo 0 – 2 Vllaznia (Balaj 33', Kallaku 84')

“Abissnet Superiore”: Java 20-të
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Meksi, Teixeira, Dita, Lorran, Vila, Goudiaby, Qardaku, Nani, Guindo, Bregu. Trajner: Ilir Daja.
VLLAZNIA: Pohls, Yago, Gjini, CelikoviC, Gurishta, Krymi, Kallaku, Kastrati, Bismark, Balaj, Mala. Trajner: Edi Martini.

LIVE:
85' Edi Martini ndëshkohet me karton të kuq për veprime të pahijshme dhe antisportive.
84' GOL VLLAZNIA! Shënon Kallaku.

60' GOL VLLAZNIA! Gjini shënon të dytin, por Enea Jorgji akordon faull në sulm.

45+2' Mbyllet 0-1 pjesa e parë.
33' GOL VLLAZNIA! Shënon Bekim Balaj.

22' Goditje e Bismark me kokë, topi përfundon jashtë.

6' Gabim i Meksit, Yago s'përfiton.

1’ Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, nis supersfida mes Dinamos dhe Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu