Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Nga penalltia te kartoni i kuq, nuk munguan as “përplasjet” fizike! Mbyllet pa fitues sfida Partizani - Bylis

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga penalltia te kartoni i kuq, nuk munguan as
Partizani - Bylis

Ndeshja përmbyllëse e javës së 32-të në Superiore mes Partizanit dhe Bylisit nuk ka pasur fitues, e mbyllur 1 – 1. Ndonëse në “letër” ekipi kryeqytetas u evidentua ndjeshëm i favorizuar për të marrë 3 pikët, ballshiotët rezultuan “kockë e fortë”.

Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa e nisi shumë mirë takimin, duke shënuar që në minutën e 2-të, pas një aksioni model, rast i konkretizuar nga Ferreira.

Reagimi i kryeqytetasve erdhi në minutën e 19-të. Sulmuesi Isgandarli u tregua i saktë në ekzekutimin e 11-metërshit, barazimi i shifrave. Ky episod shkaktoi mjaft polemika, teksa protesta nga kampi i Bylisit nuk munguan. Konkretisht kishte të bënte me kontaktin mes kapitenit Marku (Bylis) dhe Isgandarli (Partizani) në zonë.

Fraksioni i dytë i lojës nuk dhuroi më gola, por karton të kuq dhe përplasje fizike mes lojtarëve. Redon Ismalili la “Demat e Kuq” me një lojtar më pak në minutën e 56-të, pas prekjes së qëllimshme të topit me dorë dhe ndalimin e aksionit të rrezikshëm prej miqëve.

Në “frymën e fundit”, pati “përplasje” fizike mes lojtarëve nga të dyja ekipet, por që u “shua” shpejt. Me këtë rezultat, Partizani mban vendin e 5-të me 45 pikë, po aq sa ka edhe Dinamo e pozitës së 4-të. Përsa i takon Bylisit, ballshiotët mbeten në vendin e parafundit të tabelës.   

Partizani 1 – 1 Bylis (Isgandarli 18' / Ferreira 2')

90+5' - Përfundon ndeshja Partizani - Bylis pa fitues, 1 - 1.

89' - Përplasje mes lojtarëve të Partizanit dhe atyre të Bylisit, shkak vonesa e lojës.

63' - Pedro tenton me goditje fluturimthi, tentativa përfundon jashtë kuadratit.

56' - Gabim fatal nga mesfushori Ismaili, prek qëllimisht topin me dorë dhe ndalon në mënyrë të parregullt aksionin e rrezikshëm të Bylisit. Ndëshkohet me karton të kuq.

46' - Starton pjesa e dytë.

45+2' - Mbyllet pjesa e parë.

18' - Kontestime nga vendimi për penallti në favor të Partizanit, Isgandarli i saktë nga pika e bardhë.

15' - Kontakt në zonën e Bylisit, kapiteni Aurel Marku shkakton penallti ndaj Isgandarlit.

2' - Bylis "shokon" Partizanin, gol fantastik me Ferreira.

1’ – Shkelmohet topi i parë në stadiumin “Arena e Demave”.

 

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Bytyçi, Ismaili, Murataj, Hjumën, Dumbia, Sidibe, Isgandarli, Toma.

Trajner: Oltijon Kërnaja

BYLIS: Ozols, Bruno, Kane, Kamara, A. Marku, Përgjoni, Dimov, Emini, Koxhi, Pedro, Ferreira.

Trajner: Mirel Josa

Superiore: Java e 32-të

Stadiumi: “Arena e Demave”

Arbitër: Andi Koçi

Poll

Lexo gjithashtu