Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për ditën e sotme në “Abissnet Superiore”, të vlefshme për javën e 27-të. Në këto dy duele pati spektakël dhe luftë, teksa u shënua një total prej 2 golash.
Tirana humbi në shtëpi përballë Elbasanit, me shifrat 0-1. Golin e vetëm në “Selman Stërmasi” e shënoi sulmuesi portugez, Ze Gomes, në minutën e 45-të. Kështu, “bardheblutë” zhyten, duke mbetur të parafundit me 21 pikë. Në krahun tjetër me 49 pikë, Elbasani “blindon” vendin e dytë.
Në ndeshjen tjetër që u luajt paralelisht, Bylis fitoi 1-0 përballë Vorës. Golin e fitores për ballshiotët e shënoi Adepoju në minutën e 88-të, duke ngjitur ekipin në vendin e 7-të me 27 pikë. Ndërkohë që Vora zbret në “zonën e ftohtë”, me 26 pikë.
Tirana 0 – 1 Elbasani (Ze Gomes 45')
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vera, Myslovic, Rafael, Haxhiu, Halili, Xhixha, Vogli, Meta, Kresic, Mehmeti. Trajner: Orges Shehi.
ELBASANI: Janacek, Lulaj, Loukili, Lajthia, Ibrahim Abbas, Kasa, Gomes, Azemovic, Musta, Insa Boye,Lila. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
57' Tirana i afrohet golit të barazimit, Mehmeti godet traversën.
45' GOL ELBASANI! Shënon Ze Gomes.
12' Super rast për Xhixhën, Tirana "flirton" me golin.
Bylis 1 – 0 Vora (Adeopju 88')
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Ozols, Negru, Kane, Dos Santos, Përndreca, Ofori, Kamara, Dimov, Sulovari, Do Karmo, Stoilov. Trajner: Mirel Josa.
VORA: Harizaj, Repaj, Da Silva, Kasalla, Bardhi, Adeloye, Fazlagic, Daka, Vinicius, Barjamaj, Geci. Trajner: Arjan Bellai.
88' GOL BYLIS! Shënon Adeopju
75' Bylis i afrohet golit, portieri i Vorës, Harizaj spektakolar në dy raste.
44' GOL BYLIS! Por anulohet për pozicion jashtë loje.
