Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Raste, emocione dhe pretendime për penallti! Vora s’ia del në shtëpi, lë pikë përballë Flamurtarit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Raste, emocione dhe pretendime për penallti! Vora s’ia del
Vora - Flamurtari

Vora 0 – 0 Flamurtari

Vora dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës përfundoi në baraspeshë pa gola, 0-0.

Raste kishte shumë, teksa vendasit ishin më kërkues. Ata iu afruan dy herë golit me Kasallën, ndërsa një rast të pastër e kishin edhe me Adeloye. Ndërkohë që në minutën e 69-të nga ana e vorakëve kishte pretendime për penallti, por arbitri Jorgji tha “jo”.

Kështu, Vora mbetet në vendin e 7-të, teksa shkon në kuotën e 25 pikëve. Në krahun tjetër, vlonjatët ngjiten në vendin e 8-të të renditjes me 19 pikë.

“Abissnet Superiore”: Java e 22-të
Stadiumi: “Vora”
Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Harizaj, Zuna, Repaj, Kasalla, Vrapi, Adeloye, Kashari, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellai.
FLAMURTARI: Aleksovski, Gomez, Pjeshka, Bolzan, Viega, Trashi, Oshafi, Bangali, Ramani, Çantakias, Lushaj. Trajner: Françesko Moriero.

LIVE:
90+6' Mbyllet 0-0 ndeshja. 
69' Pretendim për penallti te Vora, Çantakias ndëshkohet me të verdhë pas faullit të kryer. 

58' Mundësi e mirë për Kasallën, Vora pranë golit.

57' Rast për Vorën. Adeloye gjuan, por Aleskovski i vëmendshëm.

45+1' Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
32’ Flamurtari shfaqet rrezikshëm, gjuajtja e Bolzan shkon ngjitur me shtyllën.

29’ Goditje me kokë e Barjamaj, topi shkon jashtë.

15' Rast i mirë për Vorën, Kasalla godet traversën.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis dueli mes Vorës dhe Flamurtarit.

Poll

Lexo gjithashtu