Skuadra e Elbasani ka treguar “dhëmbët” ndaj Dinamos në javën e 21-të, Superiore. Dopieta e sulmuesit Diallo, respektivisht në minutat 5’ dhe 25’ rezultuan përcaktuese që verdheblutë të marrin 3 pikët dhe të afrohen vetëm 1 pikë larg dyshes kryesues Vllaznia e Egnatia me 39 pikë.
Në “nota” të përgjithshme, Elbasani i Ivan Gvozdenovic ishte dominues, 6 – 2 goditjet në kuadrat.
Ekipi i Ilir Dajës e pati të vështirë për të zënë në befasi vendas, 0 gola të shënuar dhe humbja e dytë radhazi për “Blutë”, pas disfatës me Vllazninë. Diferenca mes Dinamos dhe kreut ka shkuar në 6 pikë.
Elbasani 2 – 0 Dinamo (Diallo 5', 25')
“Abissnet Superiore”: Java 21-të
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: Janaçek; Tsague, Loukili, Lajthia, Ibrahim Abbas, A.Kasa, Manellari, Azemovic, Musta, Lila, Diallo. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
DINAMO: Teqja; Ismaili, Teixeira, Goudiaby, Guindo, Vila, Bregu, Nani, Dita, B.Berisha, Meksi. Trajner: Ilir Daja.
90+6' - Përfundon ndeshja Elbasani - Dinamo 2 - 0.
57' - Dinamo i shkon shumë pranë golit, Teixeira godet shtyllën tranversale.
46' - Nis pjesa e dytë.
45+3' - Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
25' - GOL ELBASANI! Shënon Diallo.
5' - GOL ELBASANI! Shënon Diallo.
1’ Shkelmohet topi i parë në “Elbasan Arena”, nis sfida Elbasani – Dinamo.
