Ka përfunduar në barazim 2 – 2 ndeshja hapëse e javës së 21-të në Superiore mes Bylisit dhe Egnatias. Dueli u mbajt në stadiumin “Adush Muça”, ndërsa pjesa e parë dhuroi vetëm 1 gol.
Në minutën e 20-të, Ruçi shënoi për Egnatian, por pas rishikimit në VAR, u konsiderua jo i rregullt. Në “frymën e fundit” të 45 minutave të para, Yahaya kaloi në epërsi rrogozhinasit.
Në fraksionin e dytë, Bylis realizoi përmbysjen brenda 7 minutash me Përgjoni dhe Mustapha (50’ dhe 57’). Adjessa i vendosi “kapak” sfidës në barazimin 2 – 2.
Bylis 2 – 2 Egnatia (Përgjoni 51', Mustapha 58'/Yahaya 45+2', Adjessa 73')
90+4' Përfundon në barazim 2 - 2 takim Bylis - Egnatia 2 - 2.
73' - Nuk ka fund spektakli në Ballsh, Egnatia barazon me Adjessa.
58' - E pabesueshme në Ballsh! Bylis përmbys Egnatian me Mustapha.
51' - Përgjoni vendos ekuilibrat, barazohet ndeshja në stadiumin "Adush Muça".
46' - Nis pjesa e dytë në sfidën Bylis - Egnatia.
45+2' - Mbyllet pjesa e parë.
45+2' - Egnatia gjen golin në "frymën e fundit" me mesfushorin Yahaya.
31' - Adeduro te Bylis merr karton të verdhë pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Ruçit.
20' - Ruçi shënon gol me kokë, por pas rishikimit në VAR konsiderohet i parregullt.
14' - Aksion model prej Bylisit, nuk vjen finalzimi i Mouctar.
1' Shkelmohet topi i parë në "Adush Muça", nis sfida Bylis - Egnatia.
“Abissnet Superiore”: Java 21-të
Stadiumi: “Adush Muça”
Arbitër:
FORMACIONET ZYRTARE:
BYLIS: Gurau, Radu, Peralta, Përndreca, Adeduro, Mustapha, Malomo, Sulovari, Mouctar, Marku, Përgjoni.
Trajner: Mirel Josa.
EGNATIA: Dajsinani, Poçi, Aleksi, Fernando, Selmani, Yahaya, Jaime, Kryeziu, Buriç, Fangaj, Ruçi.
Trajner: Edlir Tetova
