Partizani 2 – 0 Tirana (Sidibe 26', Isgandarli 36')
Partizani ka triumfuar përballë Tiranës në derbin e kryeqytetit numër 211-të, të vlefshem për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, u mbyll 2-0.
Golin e parë për të kuqtë e shënoi sulmuesi belg, Sekou Sidibe, i cili tundi rrjetën në minutën e 26-të. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi Vusal Isgandarli, me azerin që shënoi në minutën e 37-të.
Kështu, Partizani shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e 5-të, me vetëm 3 pikë larg Dinamos që ndodhet në “Final Four”. Në krahun tjetër me 21 pikë, Tirana renditet e 8-ta.
“Abissnet Superiore”: Java 24-t
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Juxhin Xhaja
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Bytyçi, Ismaili, Skuka, Kola, Isgandarli, Human, Sembene, Sidibe, Qaka. Trajner: Oltijon Kërnaja.
TIRANA: Bekaj, Vera, Ndong, Cortes, Myslovic, Rafael, Emanuel, Vogli, Tabekou, Kresic, Kobiljar. Trajner: Ardian Nuhiu.
LIVE:
90+8' Mbyllet 2-0 ndeshja.
81' Tirana i afrohet golit, fati shpëton Partizanin.
53' Kobiljar gabon i vetëm përballë Qirkos.
51' Tabekou tenton, topi shkon jashtë.
45+2' Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
36' GOL PARTIZANI! Shënon Isgandarli.
26' GOL PARTIZANI! Shënon Sidibe.
23' Partizani shfaqet rrezikshëm, Bytyçi flirton me golin.
17' Goditja e Ernest devijohet, Pano Qirko kryen super pritje.
12’ GOL PARTIZANI! Shënon Isgandarli, por gjithçka anulohet për pozicion jashtë loje.
1' Shkelmohet topi i parë në "Air Albania", nis derbi mes Partizanit dhe Tiranës.
