Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Flamurtari “mbret” në Rrogozhinë, ul me “këmbë në tokë” kampionët! Paqe mes Vorës dhe Vllaznisë (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Flamurtari “mbret” në Rrogozhinë, ul me
Kategoria Superiore

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 14-të të Superiores. Egnatia është shtangur në shtëpi, duke u mposhtur 0-1 nga Flamurtari, me golin e Ramirez në minutën e 36-të. Kështu, kampionët mbeten me 25 pikë dhe zbresin në vendin e 3-të, ënë krahun tjetër me 13 të tilla, vlonjatët marrin vendin e 8-të.

Ndërkohë që në stadiumin “Loro Boriçi”, s’pati fitues. Vora dhe Vllaznia barazuar pa gola, pra 0-0. Kështu, ekipi i Vorës shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa me 25 pikë, shkodranët ngjiten në vendin e 2-të në tabelën e renditjes.

Egnatia 0 – 1 Flamurtari (Ramirez 36')

Stadiumi: “Egnatia Arena”
Arbitër: Emanuela Rusta

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA: Dajsinani; Aleksi, Xhemajli, Sota, Haime, Ndreca, Jahaja, Kryeziu, Gruda, Bakajoko, Albanese. Trajner: Juljan Brahja.
FLAMURTARI: Aleksovski; Skuadrone, Ramirez, Trashi, Todoroski, Veiga, Murataj, Marku, Diavara, Çantakias, Maksuti. Trajner: Françesko Moriero

LIVE:
36' GOL FLAMURTARI! Shënon Ramirez.

16' Super rast për Yahaya.

1’ Starton sfida në Rrogozhinë, Egnatia dhe Flamurtari kërkojnë fitoren.

Vora 0 – 0 Vllaznia

Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Erjon Bastari

FORMACIONET ZYRTARE:
VORA: Ruci, Tabaku, Kasalla, bardhi, Vrapi, Ohaegbulam, Ruzgis, Dalipi, Fazlagic, Bajramaj, Shehi. Trajner: Arian Bellai.
VLLAZNIA: Pohls, Celikovic, Gjini, Bajrami, Gurishta, Kouros, Krymi, Qato, Sala, Murataj, Balaj. Trajner: Edi Martini.

LIVE:
25' Te Vora rrezikojnë autogolin.

9' Super goditje e Dalipit dhe super Pohls.

1’ Shkelmohet topi i parë në Shkodër, starton takimi i Vora – Vllaznia.

Poll

Lexo gjithashtu