Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ 3 penallti dhe 2 gola! Vllaznia “harron” si fitohet në kampionat, Tirana merr pikë shprese përballë shkodranëve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 3 penallti dhe 2 gola! Vllaznia “harron” si fitohet në
Tirana - Vllaznia

Tirana 1 – 1 Vllaznia (Rafa 5' / Balaj 26')

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi me shifrat 1-1.

Rezultati final u vendos që në pjesën e parë, ku Enea Jorgji akordoi 3 penallti, 1 për Tiranën dhe 2 për shkodranët. Bardheblutë e kthyen në gol me anë të Rafa, ndërsa 2 të tjerat për Vllazninë i ekzekutoi Balaj. Ky i fundit shënoi të parën, por gaboi tek e dyta.

Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 9 pikëve, por mbeten në vendin e fundit. Në krahun tjetër me 27 pikë të grumbulluara, Vllaznia mbetet në vendin e 4-t.

Superiore: Java 17
Stadiumi: “Selman Stërmasi”
Arbitër: Enea Jorgji

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Tafas, Vera, Lleshi, Silva, Haxhiu, Marku, Mehmeti, Vogli, Falaye, Ismajli, Meta. Trajner: Ardian Nuhiu.
VLLAZNIA: Pohls, Gurishta, Pusi, Krymi, Kastrati, Balaj, Kallaku, Mala, Qato, Kuro, Gjini. Trajner: Edi Martini.

44' Tjetër penallti për Vllazninë. Balaj gabon përballë Tafas.

26' GOL VLLAZNIA! Shënon Bekim Balaj.

16' Tirana shënon edhe golin e dytë, por anulohet për offside.

5' GOL TIRANA! Shënon Rafa.


1' Shkelmohet topi i parë në "Selman Stërmasi", nis Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë.

Poll

Lexo gjithashtu