Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Barazim i “pavlerë” për askënd, Flamurtari “zhytet” në fund! Vora në “ujëra të trubullta”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Barazim i “pavlerë” për askënd, Flamurtari
Flamurtari - Vora

Flamurtari nuk arriti të fitoi dot as kundër Vorës në fushën e vet, duke marrë “goditje” të fortë për mbijetesën në Superiore. Në ndeshjen e javës së 31-të kundër Vorës, kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 1 – 1.

Edhe pse në “vija” të përgjithshme ekipi vlonjat ishte dominues, nuk shërbeu për të marrë 3 pikët. Golin e parë të sfidës e konkretizoi Luis Felipe në minutën e 6-të.

Reagimi i vendasve nuk vonoi me Diawara, minuta e 14-të. Por kaq, evoluimi i lojës nuk dhuroi më finalizime, duke bërë që ekipet të marrin nga 1 pikë.

Pas 31 javësh, Flamurtari mban vendin e fundit në tabelë me 26 pikë, kurse Vora e drejtuar nga Arjan Bellai e 7-të me 31 pikë.        

Flamurtari 1 – 1 Vora (Diawara 14'/Luis Felipe 6')

90+5' Përfundon në barazim 1 - 1 sfida Flamurtari - Vora.

64' - Mbe "kërcënon" kuadratin e Vorës, goditja përfundon jashtë.

53' - Çantakias godet fuqishëm me kokë, por portieri Harizaj i thotë "jo" golit të dytë nga Flamurtari.

45+2' - Mbyllet pjesa e parë në stadiumin "Flamurtari".

14' - Diawara vendos baraspeshën në Vlorë, 1 - 1.

6' - Kundërsulm i "rrufeshëm" nga Vora, Luis Felipe zhbllokon ndeshjen.

1’ – Shkelmohet topi i parë

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Aleksovski, Raso, Çantakias, Pjeshka, Veiga, Diavara, Todoroski, Kasa, Mbe, Bintsouka, Maksuti.

Trajner: Andi Ribaj.

VORA: Harizaj, Repaj, Shehi, Fazlagiç, Zuna, Vrapi, Dalipi, Barjamaj, Bardhi, Kasalla, Luis Felipe.

Trajner: Arjan Bellai.

Superiore: Java e 31-të

Stadiumi: “Flamurtari”  

Arbitër: Enea Jorgji  

Poll

Lexo gjithashtu