Partizani është ekipi i momentit në Superiore. Pas fitores me përmbysje kundër Bylisit, triumfit në derbi karshi Tiranës, “Demat e Kuq” mposhtën sot në Vlorë Flamurtarin.
Pavarësisht se u gjendën në disavantazh shpejtë me eurogolin e Erald Maksutit, kryeqytetasit vazhduan të shtynin, derisa gjetën golin e barazimit me Sidibe, minuta e 45-të përmes penalltisë. Vlen të përmendet se pjesa e parë u shoqërua mes kartonësh të verdhë.
Pak minuta nga pjesa e dytë, Partizani kapi në befasi Flamurtarin dhe shënon sërish me Sidibe, përmbysja e madhe për të kuqtë. Mesfushori Herlad Marku i pati të gjitha mundësitë për të barazuar sfidën, por goditja e tij u ndal nga superpritja e Qirkos (minuta e 75-të).
Tashmë, Partizani i drejtuar nga Oltijon Kërnaja ka të njëjtën kuotë pikësh me Dinamon e vendit të 4-të, 36 pikë. Për Flamurtarin, objektivi i mbijetesës në elitën e futbollit shqiptar po merr trajtën e një “ëndrre të pamundur”, pozita e fundit me 20 pikë.
Flamurtari – Partizani 1 – 2 (Maksuti 9'/ Sekou Sidibe 45', 48')
90+8' - Përfundon sfida Flamurtari - Partizani, fitojnë 2 - 1 "Deamt e Kuq".
75' - Portieri Qirko bën "heroin" te Partizani, i pret penalltinë mesfushorit Herald Marku.
48'- Partizani i furishëm, konkretizohet përmbysja e madhe me Sekou Sidibe.
46' - Nis pjesa e dytë.
45' - Sekou Sidibe barazon rezultatin në fundin e pjesës së parë.
22' - Saliou Sembene kërkon penallti, pas pretendimit për kontakt në zonë, por arbitri lejon vazhdimin e lojës.
9' - Vjen goli në ndeshjen Flamurtari - Partizani, finalizimi mban "firmën" e Maksutit, 1 - 0 për ekipin vlonjat.
1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Flamurtari”.
FORMACIONET ZYRTARE
FLAMURTARI: Aleksovski, Gomesh, Squadrone, Bolzan, Ememe, Viega, Trashi, Bangali, Ramani, Çantakias, Maksuti.
Trajneri: Andi Ribaj.
PARTIZANI: Qirko; Atanaskoski, Bytyçi, Sembene, Martinez, Ismaili, Hjumen, Murataj, Sidibe, Toma, Isgandarli.
Trajner: Oltijon Kërnaja.
Superiore: Java e 25-të
Stadiumi: “Flamurtari”
Arbitër: Erjon Bastari
