Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Supergoli i Kasallës s’mjafton! Vora mposhtet nga Elbasani, penalltia u jep 3 pikët “verdhebluve”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Supergoli i Kasallës s’mjafton! Vora mposhtet nga Elbasani,
Elbasani - Vora

Elbasani ka triumfuar përballë Vorës ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi 2-1 në favor të “verdhebluve”.

Olberkis dhe Lleshi ishin dy autorët e golave për ekipin elbasanas. Në krahun tjetër, supergoli i mesfushorit Irgi Kasalla nuk mjaftoi për vorakët, të cilët dalin pa pikë nga kjo ndeshje.

Kështu, Elbasani shkon në kuotën e 45 pikëve, duke mbetur në vendin e 3-të. Në krahun tjetër me 26 pikë të grumbulluara, Vora mbetet afër “zonës së ftohtë”, në vendin e 7-të.

Elbasani 2 – 1 Vora (Olberkis 28', Lleshi 82' / Kasalla 39')

“Abissnet Superiore”: Java 25
Stadiumi: “Vora”
Arbitër: Kreshnik Barjamaj

FORMACIONET ZYRTARE:
ELBASANI: 
Janacek, Olberkis, Lulaj, Loukili, Kasa, Lajthia, Ibrahim Abbas, Kasa, Manellari, Lila, Tsague. Trajner: Ivan Gvozdenovic.
VORA:
Ruçi, Zuna, Da Silva, Kasalla, Vrapi, Prestige, Kashari, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellai.

LIVE:
90+5' Mbyllet 2-1 ndeshja.
GOL ELBASANI! Shënon Lleshi.

52' Super rast për Kasallën, Vora i afrohet golit të dytë.

45+3' Mbyllet pjesa e parë 1-1. 
39' GOL VORA! Shënon supergol Kasalla.

28' GOL ELBASANI! Shënon Olberkis.

12' Super gjuajtje nga Manellari, reagon mirë Ruçi.

11' Vrapi godet nga distanca, topi shkon jashtë.

1’ Shkelmohet topi i parë, nis ndeshja mes Elbasanit dhe Vorës.

Poll

Lexo gjithashtu