Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Kartoni i kuq “merr në qafë” Egnatian, rrogozhinasit mposhten nga Flamurtari i vendit të fundit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kartoni i kuq “merr në qafë” Egnatian,
Egnatia - Flamurtari

Egnatia është mposhtur në shtëpi nga Flamurtari, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të vlonjatëve.

Një autogol i Jaime në minutën e 11-të dhe goli i Ememe në të 53-tën, i dhanë fitoren kuqezinjve. Në krahun tjetër, pjesën e dytë Egnatia luajti me 10 lojtarë, për shkak së në fund të fraksionit të parë, Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, Egnatia mbetet në vendin e 3-të me 54 pikë, duke qenë e qetë në zonën e “Final Four”. Në krahun tjetër me 29 pikë, Flamurtari mbetet në vendin e fundit, por mban gjallë shpresat e mbijetesës.

Egnatia 0 – 2 Flamurtari (Jaime 11' *ag*, Ememe 53')

“Abissnet Superiore”: Java  32-të
Stadiumi: “Arena Egnatia”
Arbitër: Laver Alla

FORMACIONET ZYRTARE:
EGNATIA:
Tandilashvili, Jaime, Xhemajli, Poçi, Jefferson, Kryeziu, Fernando, Alfonso Rodrigues, Ruçi, Albanese, Buric. Trajner: Julian Brahja.
FLAMURTARI: Aleksovski, Raso, Pjeshka, Mbe, Ememe, Veiga, Diawara, Bintsouka, Todoroski, Çantakias, Maksuti. Trajner: Andi Ribaj.

NDESHJA:
90+6' Mbyllet 0-2 ndeshja.
83' Te Egnatia duan penallti, gjyqtari Alla rishikon momentin në VAR dhe akordon faull në sulm.

80' Goditje fantastike nga mesfusha, portieri shpëton Flamurtarin.

67' Rast i mirë për Egnatian, Flamurtari gati sa nuk shënon autogol me Diawara.

53' GOL FLAMURTARI! Ememe dyfishon shifrat.

45+4' Mbyllet 0-1 pjesa e parë me një karton të kuq ndaj Xhemajlit, Egnatia me 10 lojtarë.

33' Egnatia shënon golin e barazimit, por anulohet gjithçka për "offside" gjatë aksionit.

30’ Goditje e rrezikshme nga Ruçi i Egnatias, topi shkon ngjitur me shtyllën.

19’-22’ Dëmtim i rëndë i Todoroskit, lojtari i Flamurtarit lë fushën e lojës. Vendin e tij e merr Ramani.
11' Autogol i Egnatias me Jaime, Flamurtari në avantazh.

1’ Shkelmohet topi i parë në Rrogozhinë, nis dueli mes Egnatias dhe Flamurtarit.

Poll

Lexo gjithashtu