Nuk ka pati fitues në ndeshjen Dinamo – Bylis, e mbyllur 0 – 0, java e 22-të. Një ndeshje shumë e “vakët” në raste konkret, vetëm 1 goditje në kuadra dhe ajo i takoi ballshiotëve.
Në këtë sfidë, vlen për t’u përmendur se ekipi i Ilir Dajës shënoi me Mustaphan në pjesën e dytë, por u konsiderua jo i rregullt për shkak të daljes së topit jashtë vijës anësore.
Në fushë u pa një Dinamo pa ide përsa i takon fazës ofensive, raste sporadike prej distancës, pa adresë. Shkon në 4 numri i ndeshjeve radhazi pa fitore te “blutë” e kryeqytetit, duke marrë trajtën e krizë së mirëfilltë.
Për të përkeqësuar gjërat, mjafton të përmendim faktin që dinamovitët nuk kanë shënuar asnjë gol në 2026-ën, Superiore.
Dinamo - Bylis 0 - 0
90+4' - Përfundon pa gola ndeshja Dinamo - Bylis
68' - Mustapha gjen golin, por arbitri sinjalizohet për daljen e topit jashtë vijës gjatë pasimit, konsiderohet i parregullt.
46' - Nis pjesa e dytë.
45' - Mbyllet pjesa e parë.
36' - Bernard Berisha kërkon eurogol, por tentativa përfundon jashtë portës.
28' - Bregu tenton nga distanca, goditja përfundon shumë larg kuadratit.
3' - Përndreca ndëshkohet me karton të verdhë.
1’ - Shkelmohet topi i parë në “Air Albania”, starton dueli mes Dinamos dhe Bylisit.
“Abissnet Superiore”: Java e 22-të
Stadiumi: “Air Albania”
Arbitër: Erjon Bastari
FORMACIONET ZYRTARE:
DINAMO: Teqja, Ismaili, Teixeira, Guindo, Bregu, Nani, Berisha, Meksi, Lorran, Neziri, Qardaku.
Trajner: Ilir Daja.
BYLIS: Beqaj, Negru, Abdullahi, Alex Peralta, Përndreca, Sulovari, Ofori, Mouctar, Marku, Përgjoni, Walisson.
Trajner: Mirel Josa.
