Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Bylis nuk pyet për kryesuesit! Triumfojnë mes 3 golave ndaj Vllaznisë së Edi Martinit, ballshiotët iu shkakton humbjen e parë pas 9 fitoresh

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bylis nuk pyet për kryesuesit! Triumfojnë mes 3 golave ndaj
Skuadra e Bylisit duke festuar golin

BYLIS – VLLAZNIA  2 – 1 (Stoilov 47', Sanogo 90+7'/ Tafili 90+9')

NDESHJA: 

Bylisi mori një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Vllaznisë. Ballshiotët ia dolën të “thyejnë” shkodranët dhe t’iu shkaktojnë humbjen e parë pas disa ndeshjesh vetëm fitore.

Skuadra e Mirel Josës ka triumfuar 2-1 me gol të Stoilov dhe Sanogo. Në minutën e 47-të të takimit, vendasit shënuan një supergol, duke mposhtur kështu portierin e shkodranëve. Golin për 2-0 erdhi në minutën e 90+7.

Por nuk u ndalën me kaq ekipet, pasi Vllaznia arriti të ngushtojë shifrat në 2-1 në minutën e 90+9 të shteses, por pa mundur të sigurojë pikë. Goli i Tafilit shërben thjeshtë për statistikë.

Kështu Bylisi koleksionon 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesën dhe tashmë shkojnë në kuotën e 23 pikëve në vendin e 8-të. Nga krahu tjetër shkodranët mbeten në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë.

Superiore: Java e 25-të

Stadiumi: “Adush Muça”

Arbitër: Emanuela Rusta

FORMACIONET ZYRTARE:

Bylis: Ozols; Bruno, Abdullahi, Olavio, Adeduro, Kamara, Dimov, Ofori, Marku, Përgjoni, Vieira. Trajner: Mirel Josa

Vllaznia: Pohls; Jago, Bajrami, Gjini, Sala, Krymi, Qato, Mala, Kallaku, Bismark, Dodaj. Trajner: Edi Martini

LIVE:

90+10' - Bylis triumfon 2-1 ndaj Vllaznisë në "Adush Muça".

90+9'- Vllaznia ngushton diferencen. Tafili gjen rrugen e rrjetes dhe ndeshja shkon me rezultatin 2-1.

90+7'- E pabesueshme. Bylisi shenon edhe goli e dytë me ane të Sanogo. 

90' - Jepen 5 minuta shtesë. 

86’- Pas një goditje dënimi të shkodranëve, Pusi gjuan por gjen përgjigjen e Ozols.

84’- Bajrami ndëshkohet me të verdhë për një faull në mesfushë.

83’ - Shkodranët janë me fat pasi një devijim pas një goditje këndi përfundon në duart e Pohls.

75’ - Rast i artë i shkodranëve me Bismark i cili ul topin për Muratajan. Gjuajtja e mesfushorit, i vetëm në zonë, kalon mbi traversën e portës së skuadrës ballshiote. 

70’ - Martini hedh në fushë Tafilin në vend të Qatos në radhët e Vllaznisë.

47'- Bylis gol spektakolar, vendasit kalojnë në avantazh me Stoilov. 

45+2'- Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

22'- Bylis provon nga goditja e këndit, por nuk kanë saktësinë e duhur.

1’- Shkelmohet topi i parë në Ballsh, nis sfida Bylis – Vllaznia

Poll

Lexo gjithashtu