Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Largimi i Tiranës nga “Air Albania”, Dinamo ZYRTARIZON stadiumin ku do të luajë derbin me Partizanin

Shkruar nga NEWSPORT
Largimi i Tiranës nga “Air Albania”, Dinamo ZYRTARIZON
Dinamo

Dinamo do të luajë një tjetër ndeshje delikate në Superiore. Ekipi i Ilir Dajës do të presin Partizanin dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e derbit të parë të këtij sezoni.

Një përballje e cila është parashikuar të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 19:30. Klubi dinamovitët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar edhe stadiumin ku do të luhet ndeshja.

Kështu ky derbi do të luhet nën dritën e prozhektorëve të “Elbasan Arenës”. Kjo pasi fillimisht ishte parashikuar të luante Tirana në "Air Albania", por tashmë bardheblutë do të luajnë në "Selman Stërmari" dhe kjo "detyron" skuadrën e Dajës të "shtegtojë".

Vlen të theksohet se Dinamo deri më tani ka grumbulluar 14 pikë, ndërsa Partizani 8 të tilla në 8 javë të zhvilluara.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Dinamo City (@fc.dinamocity)

Poll

Lexo gjithashtu