
Pritjes i vjen fundit dhe sot në orën 20:00 në “Air Albania” do të luhet gjysmëfinalja e parë e “Final – Four” përballë njëra –tjetrës do të vihen dy ekipet që kanë bërë historinë në futbollin shqiptarë.
Partizani – Skënderbeu ‘paralizon” kryeqytetin, teksa mes tyre do të bëjnë llogaritë për titullin kampion. Një duel spektakolar pritet të jetë si në fushën e lojës ashtu edhe në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj.
Për shkak të renditjes skuadra e Orges Shehit do të jetë e favorizuar me barazimin, nëse 90-të minutëshi i lojës nuk nxjerr fitues. Në këto kushte kryeqytetasit do të kalonin në finalen e madhe, ndërsa korccarët duhet të kënaqeshme “pjesmarrjen” që kjo e fundit të mos ndodhë, atëherë ekipit të Ivan Gvozdenovic i duhet vetëm fitorja për të shpresuar deri në fund të rikthimi te titulli kampion.
Një 90-të minutash i luftuar, ku me interes pritet për të mësuar se cila do të jetë skuadra e parë që do të afrohet më shumë me trofeun.