Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kjo humbje u vendos nga episodet”, Ribaj pas disfatës me Elbasanin: Kur Marku humbi penalltinë, i shkoi afër...

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo humbje u vendos nga episodet”, Ribaj pas disfatës me
Andi Ribaj

Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 1-2. Pas këtij dueli ka folur trajneri i vlonjatëve, Andi Ribaj. 

“Çdo ndeshje është e vështirë, vendoset nga episodet. Por po të kishim shënuar penalltinë pasi ishte 1-0, mund të ndryshonte çdo gjë. Edhe dje para stërvitjes, djemtë kanë goditur penallti si gjithmonë. Ai i cili kishte më shumë besim, në atë moment ka shkuar edhe Bolzan bashkë me Markun, por ai është ndjerë më i gatshëm për ta goditur, siç e patë edhe e humbi.

Ndryshimi i kaheve të lojës? Lamë Maksutin në krahun e djathtë, pasi majtas kemi Trashin. Donim t’i fusnim të dy me këmbën e kundërt, pasi Maksuti e ka shumë të mirë atë. Duhet që në zonë të kishim më shumë lojtarë, ta mbushnim për të qenë më shumë efikasë për të goditur portën. Siç e patë nga studio, një pjesë e parë ishte normale, u munduam shumë, Elbasani na goditi me 2 goditje standarde. Tek kjo që ne nuk kemi vuajtur, aty e pësuam.

Maksuti më afër portës? Sulmuesat në përgjithësi ngaqë duan të jenë në kontakt me topin, Maksuti e ka këtë. Në krahun e djathtë ai zbriste dhe e ka marrë topin që ka bërë ato shpërthime. Loja ka shumë dinamika dhe gjëra, ato janë momentet e lojës.

Pozicionimi i klubit për konfirmimin e stafit? Edhe, zëvendësimi i Markut pasi humbi 2 penallti? Unë siç e thashë edhe javën e parë, ka drejtorë që vijnë e flasin, unë vij e bëj punën time. Unë jam i foksuar vetëm te puna të arrij objektivin me Flamurtarin. Markun, jo për të justifikuar, por e kishim menduar më parë për ta bërë atë ndërrim. Ai ishte në një ditë të mirë, por menduam që të freskonim mesfushën, pasi lojtarët e Elbasanit janë me kualitet edhe menduam për të freskuar mesfushën.

Ndeshja në Ballsh javën që vjen? Pas një fitoreje me Vllazninë, vjen humbje brenda me Elbasanin, nuk duhet të ishte, por nga ana psikologjike do të mundohemi që të mbajmë djemtë e karikuar dhe të marrim rezultat pozitiv në Ballsh”, tha Ribaj.

Poll

Lexo gjithashtu