
Trajneri i Vllaznisë Edi Martini ka reaguar pas barazimit “dramatik” që Vllaznia mori në “Niko Dovana” ndaj Teutës. Shkodranët ishin shumë pranë fitores, por u surprizuan në “frymën e fundit:
“Më vjen keq, sepse kishim raste tre kundër dy dhe në tranzicion, por ky është futbolli. Nuk e përgatita ekipin të ulej poshtë. Kartonat e verdhë na hoqën luftën për topin e parë, na stepën, pasi kishim frikën e kartonit të kuq. Prandaj skuadra u kthye pak mbrapa në pjesë e dytë.
Kishim 2-3 raste për ta mbyllur ndeshjen. Pardje na u dëmtua Bismarku dhe ndryshoi disi plani. Momentet e fundit duhet të tregohet përgjegjëshmëria para porte. Ishim në dyhsim për Bismarkun. Nuk është asgjë shqetësuese, do të jetë gati ndeshjen tjetër”.