Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kishim probleme në pasimin e fundit”, Mirel Josa: Goli nuk mund të vijë vetëm në pjesën ofensive

Shkruar nga NEWSPORT
“Kishim probleme në pasimin e fundit”, Mirel Josa: Goli nuk
Mirel Josa

Bylisi dhe Tirana u ndalën në barazim pa gola sot në javën e parë të Kategorisë Superiore. Trajneri Mirel Josa doli në prononcim për mediat në fund të ndeshjes.

“Goli nuk mund të vijë vetëm në pjesën ofensive, përmendët një fakt evident në pjesën e dytë, duhet të ishim më në gatishmëri. Sidomos dy qendër mesfushorët. Në 10 minutat e fundit të them të drejtën kishte shenja lodhjeje nga lojtarët. Ne ishim me një 4-3-3, duhet të kishim hyrjen e dy mesfushorëve, qoftë Përgjonit qoftë Malomës.

Nga krahu i djathtë nuk kishim shoqërim kur vinin krosime nga krahu i kundërt. Sot ishte ndeshja e parë zyrtare dhe në ndeshjet në vazhdim është një problem që e kishim evidentuar. Do të shohim si do t’i përmbushim kërkesat tona për sulmues të parë. Mund të themi se kishim epërsi numerike nga krahët. Gjendja e mirë e Përndrecës në mbrojtje që shoqëronte shpesh Peraltën. Në pasimin e fundit mendoj se kishim probleme, nëse Maloma do kishte një shërbim të mirë në pjesën e parë mund të dilnim te goli. Duhet të jemi pak më kërkues për golin”, u shpreh Josa.

Poll

Lexo gjithashtu