
Vora
Vora pas humbjes me Vllaznisë do të kërkojë rikthimin te fitorja në ndeshjen e radhës. Kundërshtari i tyre do të jetë Egnatia, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 14:00 dhe është i vlefshëm për javën e 6-të të kampionatit.
Ekipi i Arian Bellait prej ditësh vazhdon përgatitjet për këtë përballje, me ekipin që po stërvitet intensivisht për duelin me kampionët. Por paralelisht klubi ka nxjerrë në shitje edhe biletat.
Kështu një biletë në tribunën përballë kushton 300 lekë, ndërsa një biletë për tribunën ku do të vendosen tifozët miq kushton 500 lekë. Po kaq kushton një biletë edhe për tribunën VIP.
View this post on Instagram
Poll