Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi rritje, po rikthehen lojtarët e dëmtuar”, Edi Martini i kënaqur pas triumfit: Ishim perfekt në prapavijë, fitore e rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi rritje, po rikthehen lojtarët e dëmtuar”, Edi
Edi Martini

Pas fitores në fazën e parë ndaj Egnatias në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia ia ka dalë edhe fazën e tretë të mposht sërish kampionët në fuqi si pritës. Trajneri i shkodranëve Edi Martini, foli për mediat pas kësaj fitore, e cila ia afron me 4 pikë larg kreut:

Në rezultat po, kemi rritje sepse lojtarët e dëmtuar po kthehen pavarësisht se nuk kanë kondicionin e duhur fizik.

Po të shikoni Bismarkun dhe Muratajn kanë rritje, edhe Jago. Kemi rritje, por edhe punë shumë për të bërë, që të arrijmë te fillimi i kampionatit ku ishim. Kishim llogaritur që të shtynim Jagon më përpara

Po ashtu edhe me Kallakun për të luajtur shpejtë. Rrezikuam në atë krah, ama funksionojë. Nuk jemi akoma në zhdërvjellësin e javëve të para.

Më gëzon faktin që po marrim veten. Në pjesën e dytë luajtëm perfeket për mos të lënë hapësira. Fitorja ishte shumë e rëndëishme”.

 

Poll

Lexo gjithashtu