Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Kemi luajtur anti-futboll”, Arjan Bellai: Rëndësi ka të mos humbim

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi luajtur anti-futboll”, Arjan Bellai: Rëndësi ka
Arjan Bellai

“Timonieri” i Vorës Arjan Bellai ka vendosur në “dritë” një sër gabimesh nga ekipi i tij pas një transfertë të vështirë si ajo e “Niko Dovana” ndaj Teutës. Pas 3 javësh në Superiore, Vora numëron 4 pikë, duke befasuar jo pak: “Në pjesën e parë, futbolli ka fatin në lojë, por ne e kishim të tepruar. Na dominoi në çdo aspekt Teuta.

Dua të mbaj vetëm një moment mend, dalje me Kasallën nga e djathta. Kemi luajtur anti-futboll. Në pjesën e dytë me futjen e Tabakut, Gecin, Uallas, rregulluam mbarëvajtjen e ekipit. Rregulluam shumë. Teuta na vuri shumë në vështirësi.  

Informacionin si do luante Teuta e morëm para ndeshjes. Luajtën ndryshe nga ndeshja me Partizani. Dobi duhet të jetë i kënaqur nga ajo që ka nxjerrë në pjesën e parë. Në futboll vendos finalizimi. Fati ishte me ne. Qetësi na solli gjithçka.

Na kishim lexuar mirë. Gabonim pasim, duke ia dhuruar topin kundërshtarin dhe duke vrapuar pas topit. Në pjesën e dytë ishte ndryshe. Ndërrimet që bërën dhanë efekt. Tabaku, Bajrami, Uallas, janë futbollistë që kanë vlera.  

Jam i kënaqur nga reparti i mbrojtjes. Ata e gjenin shumë thjesht rrugën për të bërë kombinimet. Reparti i mbrojtjes ishte më i forti në këtë ndeshje, të gjithë lojtarët e mbrojtjes dhanë shpirtin sot.  

Vrapin nuk mund ta kalonim lartë sepse uingeri i Teutës rrinte shumë i hapur. I udhëzova që të liroheshim. Krijuam sistem 3-2-5. Në pjesën e dytë e kuptuam çduhet të bënim dhe i realizuam.  

Autogolat janë pjesë e futbollit. Ne duhet të shënojmë çdo ndeshje. Po shënuam edhe do fitojmë edhe do barazojmë. Rëndësi ka që mos humbasim”.

Poll

Lexo gjithashtu