Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Jemi munduar të rikuperojmë futbollistët”, Enkeleid Dobi: I dimë pikët e dobëta të Vllaznisë, po bëjmë një punë të jashtëzakonshme

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi munduar të rikuperojmë futbollistët”, Enkeleid
Enkeleid Dobi

Teuta – Vllaznia është dueli i ditës së nesërme që është i vlefshëm për javën e 4-të të kampionatit dhe do të luhet në “Niko Dovana”. Një përballje mjaft interesante mes dy ekipeve që kërkojnë doemos fitoren dhe që vetëm 1 pikë i ndan në klasifikim.

Enkeleid Dobi ka folur në prag të këtij takimi, me timonierin e “Djemve të Detit” që nënvizon se skuadra është gati për të pritur këtë sfidë. Gjithashtu vlerëson në maksimun shkodranët dhe punë e bërë nga Edi Martini, por në shtëpinë e tyre nuk ka vend për rezultat tjetër vecse fitores.

Sa qetësi ju ka dhënë fitorja ndaj Dinamos? Shumë kohë nuk kemi pasur që të jemi shumë të qetë, është intensive kjo javë. Qetësia ndoshta pas ndeshjes me Vllazninë. Gjithmonë kur fiton duhet të jemi të kënaqur, por duhet të kemi vazhdimësi dhe stabilitet. Kjo jo vetëm në futboll, por edhe në jetën e përditshme është shumë e rëndësishme.

Gjendja psikologjike dhe fizike e lojtarëve... Këto ndeshje na kanë kushtuar jashtëzakonisht nga ana fizike dhe psikologjike. Brenda 3 ditëve, dy ndeshje, shumë të rëndësishme me një nga favoritët e kampionatit shqiptar. Ngarkesa, ana psikologjike është më e lartë. Ana fizike do e shikojmë me Vllazninë, jemi munduar me stafin dhe klubin, që t’i japim të gjitha mundësitë e duhura lojtarëve që të rikuperojnë sa më shpejt.

A mendoni se skuadra ka arritur stabilitetin që kërkoni? Nuk mund ta themi tani te ndeshjet e  para. Stabiliteti është te gjithë kampionati. Do kemi ditë të këqija, por ishalla sa më pak. Stabiliteti arrihet me anë të punës. Kjo është një nga gjërat kryesore. Të dimë për çfarë punojmë, ku do shkojmë dhe si ta arrijmë këtë qëllim.

Sa e vështirë ndaj Vllaznisë që të neutralizohet sulmi i tyre dhe të shkohet te goli? Ndonjëherë gjërat nuk shkojnë si i duan të gjithë. Jemi në proces, duhet të jemi pak të tolerueshëm që të gjithë gjërat të funksionojnë si duhet. Vllaznia pa i marrë meritat, ka sulm të rrezikshëm, ka formuar ekip solid, kompakt. Si e them gjithmonë, ne përshtatemi me kundërshtarin. Do mundohemi t’i minimizojmë këto gjëra. Ne kemi marrë në 3 ndeshje vetëm 1 gol. Edhe mbrojtja jonë është në nivelin e duhur. Do mundohemi ta mbajmë këtë nivel, organizim loje sepse janë shumë të rëndësishme për ne. Të minizojmë forcat dhe anët pozitive apo të rëndësishme që ka Vllaznia.

Fitorja me Dinamon ka sjellë një atmosferë tjetër. Sa të rëndësishëm janë tifozët dhe faktori fushë? Gjithmonë fitorja të jep krahë, kur fiton me 10 lojtarë të jep besim, por duhet të jemi me këmbë në tokë. Është vetëm fillimi. Dinamo është kundërshtar shumë i fortë, të angazhon, të fut edhe në vështirësi. Është ekip që ka stabilitet. Edhe ndeshjet në Europë i japin akoma më shumë besim. Ne nuk jemi akoma në atë nivel, por nëse do të jesh më i miri duhet të fitosh me më të mirët. Kjo fitore na ka dhënë jashtëzakonisht zemër, por duhet të dimë të jemi të ndërgjegjshëm sepse ndonjëherë euforia nuk të dërgon aty ku duhet, gabon në më të shumtën e rasteve. Tifozët mezi i presim, të vijnë akoma më shumë, të na mbështesin. Nga presidenca dhe i gjithë klubi po bëhet punë e jashtëzakonshme, për të ngritur Teutën në ato nivele që i takon, ato nivele që i takon këtij qyteti dhe sportdashësve. I ftojmë sepse do shohin një ekip si në vitet 90, që të jetë krenar për atë që pretendon në fushë.

Mungesat e Vidal dhe Jazxhi, keni formacion apo prisni seancën e fundit? Presim seancën e fundit sepse shohim gjendjen e skuadrës, shohim lojtarët. Kemi një formacion, bisedojmë me stafin. Nuk fokusohemi vetëm te puna jonë, por edhe analiza e kundërshtarit. Të minimizojmë anët pozitive, të mirat që ka kundërshtari, dhe të godasim aty ku ka anët e dobëta. Jemi fokusuar. Të mbajmë të njëjtin ritëm, organizim loje dhe disiplinë, të vazhdojmë të kemi vazhdimësi dhe stabilitet në lojë.

Është kjo Teuta që ka progres? Është zinxhir, disa hallka të zinxhirit të plotësuara, nuk mund të marrim angazhimin e djemve, dëshirën dhe atë që shprehin në fushë, por akoma nuk jemi në atë nivel që presim të gjithë ne. Kemi punë për të bërë, e mira nuk ka fund thuhet. Në këtë moment që jemi, jam i kënaqur me atë si përgjigjet skuadra çdo ditë dhe çfarë tregon në fushë”, ka theksuar trajneri i durrsakëve.

Poll

Lexo gjithashtu