Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Java e 4-të e Superiores luhet në fundjavë, duele interesante dhe të luftuara janë në program (AXHENDA)

Shkruar nga NEWSPORT
Java e 4-të e Superiores luhet në fundjavë, duele interesante dhe
Sezoni i ri / Superiore

Superiorja do të rikthehet sërish në fushë në fundjavë.  10 ekipet do të zbresin në fushë të shtunën dhe të dielën, ku do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 4 të kampionatit.

Kjo javë do të jetë mjaft spektakolare, me duele interesante dhe shumë të luftuara që janë në program. Të shtunën do të zhvillohen 2 ndeshje dhe gjithë vëmendja do të jetë në Rrogozhinë dhe Tiranë.Në “Egnatia Arena” përplasin “brirët” mes tyre Egnatia dhe Tirana, takim që është parashikuar të startojë në orën 19:00. Paralelisht do të luhet edhe dueli mes Partizanit dhe Elbasanit në “Arenën e Demave”.

Ndërkohë të dielën do të sfidohen mes tyre Vora – Flamurtari në orën 16:00. Duel që dot ë luhet në stadiumin e Vorës. Në orën 19:00 do të startojë Dinamo – Bylis dhe Teuta – Vllaznia në “Niko Dovana”.

Java e 4-të e Superiores luhet në fundjavë, duele interesante dhe
 

 

Poll

Lexo gjithashtu