
Teuta – Vllaznia është një nga duelet më të luftuara të javës së 4-të të kampionatit. Takim i cili është parashikuar të luhet në “Niko Dovana” në orën 19:00, ditën e dielë.
Durrsakët vijnë në këtë përballje si të pamposhtur në këtë sezon, por kanë 1 pikë më pak se shkodranët. Kuqeblutë mbajnë vendin e dytë në klasifikim me 6 pikë.
Duelet mes tyre gjithmonë kanë qenë të luftuara, por shkodranët kanë qenë gjithmonë dominuese. Në 10 duelet e fundit mes tyre, “Djemtë e Detit” nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë fitore.
Ndërkohë Vllaznia ka fituar në 7 raste, ndërsa 3 takime kanë përfunduar në barazim. 14 gola kanë shënuar shkodranët kundrejt 5 të durrsakëve. Statistika këto që tregojnë se teuta është “kafshata’ e preferuar e Vllaznisë.