Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Jam shumë i kënaqur me çunat”, Bellai: Dëmtimi i Hasajt ishte më e keqe se humbja

Shkruar nga NEWSPORT
“Jam shumë i kënaqur me çunat”, Bellai:
Arjan Bellai

Partizani arriti të mposhtë Vorën sot me rezultatin 1-0 në javën e parë të Superiores. Në përfundimin e takimit, trajneri i Vorës, Arjan Bellai doli në prononcim për mediat.

“Ky është futbolli dhe e pranojmë humbjen, kemi ndeshje përpara dhe do të luftojmë. Kishim shumë kohë të përgatiteshim, e njohim Superioren dhe cilësinë e Partizanit. Një moment i pafat për ne, por më pas reaguam.

Jam shumë i kënaqur me çunat dhe disa prej tyre që luanin për herë të parë në Superiore si të barabartë. Më erdhi shumë keq për Hasajn i cili u dëmtua. Mjeku konfirmoi se ai ka kroçatë. Janë edhe disa futbollistë që nuk janë futur ende në ekip. Besoj që në ndeshjen me Tiranën jemi 100%.

Duhet të japim maksimumin në ndeshjen e radhës që luhet në Laç dhe jo në stadiumin tonë. Me dëmtimin e Hasaj na prishi punë, i Kasallës që ishte i lodhur, i Bardhit gjithashtu. Duhet të bëjmë maksimumin të gjithë edhe ata që vijnë nga stoli. Bënë aq sa mundën edhe pse kanë ardhur pas dëmtimeve.

Kasalla është një çelës sigurie për çdo trajner pasi bën mirë në disa role. Edhe pse janë dëmtuar, kemi futbollistë, gjëja më e keqe e ndeshjes ishte dëmtimi i Hasajt. Të gjitha ekipet kanë dëmtime dhe të gjitha ekipet kanë të tilla, uroj të mos ketë asnjë ekip”, u shpreh Bellai.

Poll

Lexo gjithashtu