Egnatia është mposhtur me rezultatin 0-2 nga Vora, për sfidën e vlefshme të javës së 33-të në Abissnet Superiore.
Nga “Arena Egnatia”, ka folur pas këtij dueli trajneri i rrogozhinasve Juljan Brahja.
"Humbja e tretë? Një pjesë e parë jo e mirë e jona. Të pësosh në një moment dhe pastaj penalltia. Mos të harrojmë që kishim dhe mungesat e Xhemajlit, Sotës dhe lojtarët që kanë luajtur shumë minuta dhe në Kupë. Ndoshta ndikoi dhe kjo pak deri diku dhe se loja po them që bëri punën e vetë.
Krahu i majtë më i dobët në markim? Po siç e the, kemi patur probleme në atë krah. Të them të drejtën ishim keq. filluam me një 3-5-2, krahun e djathtë kaluam me selmanin, dhe ai u mundua por s’kishim problemin aty.
Problemi në qendrat e mbrojtjes, përqindja e madhe? Normalisht që nuk mund ti ndaj lojtarët që kanë munguar, janë boshti i ekipit, qoftë Malaj, Xhemajli dhe Dajsinani.
Egnatia 3 ndeshje rresht nuk po performon ashtu siç duhet? Ndeshja në kupë shumë më e mirë? Ke kupën prioritet? Ndoshta pjesën e dytë ishte më e mirë. U munduam pjesën e dytë për të shënuar. Kështu që dhe ne nuk shënuam por pësuam.
Rezultatet, dhe tre humbjet? Besoni se mund të merrni fitoren me skuadrat e kreut? Jo nuk mund ta them këtë. Ne shfrytëzojmë ndeshjet. Kemi humbur tre ndeshje rresht me vendet e fundit. Në kampionat ka shumë konkurrencë. Edhe Tirana, edhe Flamurtari dhe Vora kanë bërë shumë mirë. Kemi vlerësuar dhe kampionatin dhe Kupën. E dimë se është e vështirë të luftosh për dy trofe, ekipi është i lodhur dhe ndoshta kjo ndikon", tha Brahja.
