Rasti i dyshimtë në Bylis – Vllaznia, më saktë prekja me dorë e mbrojtësit ballshiot në zonë në minutën e 90-të, ka “ndezur” edhe studion e emisionit “Skaner” në MCN. Ish arbitri, Bujar Pregja është përplasur me gazetarin dhe ish banorin e Big Brother VIP Albania, Seno Fishta.
Pregja tha se Rusta mund të mos e ketë akorduar këtë penallti, për shkak se mund të ketë pasur sipas të tij në rishikimit e VAR-it. Në krahun tjetër, Seno e ka “ngacmuar” duke thënë se pamje të tjera nuk ka pasur, por mund të ketë pasur këshilla të tjera.
PJESË NGA DEBATI:
Bujar Pregja: I jap të drejtë arbitres. Në fakt duhet dhënë penallti, pasi nga pamjet që shoh unë, kemi ne, nuk e shohim që topi ka rënë në gjoks. Vetëm nëse Rusta ka pasur pamje të tjera që janë dhënë në VAR. VAR-i mund të ketë pamje të tjera.
Seno Fishta: VAR-i mos ka pasur këshilla të tjera, se pamje jo.
Bujar Pregja: Këtë punën e këshillave mos e përdor, sepse nuk shkon, të lutem. Lëre tani nuk kemi të bëjmë më këshilla, çfarë këshillash tani? Jeni mësuar të flisni budalliqe kot tani. Më dëgjo pak, lëri këshillat se nuk shkon. Ti je gazetar dhe me këto thashetheme mos ec, po e bëni si Portokalli këtë punë.
Seno Fishta: Nuk po e bëjmë Portokalli, është penallti sade.
Bujar Pregja: Edhe një herë të thashë, nëse topi ka shkuar direkt në dorë, është penallti, e thashë një herë. Lëri këto, mos përdor gjëra të tjera, kaq.
